Liga e Europës/ Milan mund Celtic dhe kalon në raundin tjetër, Tottenham ndalet nga LASK

Liga e Europës/ Milan mund Celtic dhe kalon në raundin tjetër, Tottenham ndalet nga LASK

20:56, 03/12/2020

Milan ka arritur të fitojë me përmbysje 4-2 ndaj Celtic, duke siguruar kualifikimin në turin tjetër të Ligës së Europës.

Kuqezinjtë u gjendën në disavantazh të dy golave në vetëm 14 minuta të luajtura. Në minutën e 8’ ishte Tom Rogic ai i cili kaloi në avantazh skocezët pas një gafe në mbrojtje të skuadrës italiane. 6 minuta më vonë ekipi i Celti dyfishoi rezultatin me anë të Odsonne Edouar.

Mirëpo nuk zgjati shumë dhe reagimi i Milanit erdhi. Fillimisht ishte Hakan Calhanoglu që ngushtoi diferencat me një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 24 –rt Ndërsa, 2 minuta më vonë Samu Castillejo barazoi shifrat me një gjuajtje nga brenda zonës.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa me të filluar e dyta, skuadra italiane arriti të përmbyste sfidën. Në minutën e 50’ ishte talenti, Jens Hauge i cili realizoi një gol të bukur. Norvegjez depërtoi i vetëm në zonën kundërshtare dhe me gjuajtjen e tij mposhti portierin e skuadrës vendase.

Fitoren për Milanin e vulosi zëvendësuesi i pjesës së dytë Brahim Diaz me golin e shënuar në minutën e 82′, gol të cilin e asistoi Hauge.

Me 3 pikët e marra ditën e sotme, skuadra e Piolit shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet e dyta në grupin H, 1 pikë më pak se Lilla kryesuese, por të dyja skuadrat kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën tjetër.

Ndërkohë Totenhami i Jose Mourinhos barazoi 3-3 ndaj LASK në Austri, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Braga mposhti AEK-un me rezultatin 4-2, ndërsa Leicester u shtang, duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga Zorja.

Ja të gjitha rezultatet e orë 18:55 në Ligën e Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco