Gazetari jep lajmin 'bombë': Messi do të jetë pjesë e PSG-së vitin e ardhshëm!

Gazetari jep lajmin 'bombë': Messi do të jetë pjesë e PSG-së vitin e ardhshëm!

20:36, 03/12/2020

Lionel Messi mund të jetë lojtar i Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm. Informacioni dukej tërësisht surrealist disa muaj më parë, por ai ka marrë hov ditët e fundit, pas deklaratës së Neymar. Për mikrofonat e “ESPN”, braziliani kishte deklaruar: “Dua të luaj sërish me të (Messi), kjo është e sigurt. Ne duhet ta sjellim Leo-n vitin e ardhshëm ". Një deklaratë që i vuri “flakën”  rrjeteve sociale dhe mediave, edhe pse disa nuk i kushtuan rëndësi.

Për ta përforcuar deklaratën e sulmuesit brazilian, mendon gazetari, Daniel Riolo, i cili siguroi disa minuta më parë në mikrofonat e “RMC Sport”, se Lionel Messi do të shkonte te PSG verën e ardhshme.

“Messi do të jetë pjesë e PSG-së vitin e ardhshëm, jam shumë serioz në këtë që po them," këmbënguli ai, duke theksuar faktin se parisienët janë aktualisht i vetmi klub në gjendje të paguajë pagën e gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco