Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit.
Edicioni i parë i Conference League do të luajë finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium. Gjatë një interviste për SYRI TV, Duka ka treguar detajet dhe punën 2-vjeçare të FSHF-së.
Duka ka garantuar në komitetin ekzekutiv të UEFA-s që Shqipëria do të bëjmë maksimumin për të organizuar një finale perfekte.
Hera e parë në historinë e Shqipërisë?
“Është një objektiv i mëparshëm i Shqipërisë për të organizuar një finale të rëndësishme në Tiranë. Të arrish një bindje në UEFA që ne jemi të gatshëm të organizojmë një finale është një punë 2-vjeçare e administratës së Federatës së Futbollit. Kjo është padyshim besimi që i jep Federata Shqiptare institucionit të UEFA-s
E veçanta e UEFA-s është që shpërndan në mënyrë të barabartë për të pasur futboll në të gjithë cepin e kontinentit. Ky kompeticion është i ri dhe finalja e parë do të shkruhet që do të luhet në Tiranë. Është një ndër 3 kompeticionet që organizon UEFA: Champions League, Europa Leagues dhe Conference League.
Ky është një lajm shumë i mirë dhe një sfidë e madhe jo vetëm për FSHF-në por për të gjithë Shqipërinë. Nga dita e nesërme dhe deri ditën e finaleve do të ketë shumë trafik njerëzish për të organizuar këtë finale në Tiranë, është një lajm i mirë për ekonominë shqiptare por për Tiranën në veçanti.
Unë sot kam garantuar në komitetin ekzekutiv të UEFA-s që ne do të bëjmë maksimumin për të organizuar një finale perfekte”, tha Duka.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: