Juventusit i kthehet buzëqeshja me Ronaldo-n në fushë, mposhtin Dinamon e Kievit

Juventusit i kthehet buzëqeshja me Ronaldo-n në fushë, mposhtin Dinamon e Kievit

23:03, 02/12/2020

Juventus ka fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Dinamos së Kievit, e vlefshme për javën e 5-të të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Fillimisht ishte Federico Chiesa që kaloi në avantazh bardhezinjtë. Ish-futbollisti i Fiorentinës goditi saktë me kokë një top të krosuar nga Sandro (21).  Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën bardhezinjtë do të shënonin edhe dy herë të tjera.

Cristiano Ronaldo ishte ai i cili dyfishoi shifrat e takimit. Portugezi realizoi pas një veprimi të bukur në të djathtë të Chiesa. Ky ishte goli i 750 në karrierë për CR7. Ndërsa, Alvaro Morata ishte ai që vulosi sfidën, pas një veprimi të bukur individual.

Tashmë, Juventus dhe Barcelona do ta vendosin çështjen e vendit të parë në ndeshjen e fundit, ku do të përballen midis tyre.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së mërkurë në Ligën e Kampioneve:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco