Ish-kampioni i botës, Cannavaro shpjegon për FSHF rëndësinë e përgatitësit atletik

Ish-kampioni i botës, Cannavaro shpjegon për FSHF rëndësinë e përgatitësit atletik

22:12, 02/12/2020

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Gjatë ditëve të fundit përmes video-mesazheve këtë iniciativë të Federatës e kanë përshëndetur dhe vlerësuar shumë emra të njohur të trajningut italian. Mesazhi i radhës ka ardhur nga ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, i cili aktualisht drejton skuadrën e Guangzhou në Kinë, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me klube të njohura evropiane si Napoli, Parma, FC Inter, Juventus e Real Madrid.

Duke folur posaçërisht për FSHF, Mançini ka shpjeguar për për të gjithë të interesuarit rëndësinë e këtij kursi dhe sa vlerë ka përgatitësi atletik të mos e humbasin mundësinë për të ndjekur këtë kurs mjaft të rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për një profesion mjaft të kërkuar në botën e futbollit modern. Gjithashtu, ish-mbrojtësi i famshëm ndan edhe eksperiencën e tij me përgatitësit atletik.

“Dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit që më dha këtë mundësi për të ndarë me ju eksperiencën time me përgatitësit atletikë. Qysh në ditët e para kur nisa të frekuentoja Koverçanon i kisha idetë shumë të qarta. Në fakt, i thashë Ulivierit: Mister, shiko, kam studiuar dhe ndihem gati, por duhet të dish që do të bëj gjithçka për të gjetur një përgatitës atletik, sepse mendoj se në ditët e sotme figura e përgatitësit atletik është një figurë thelbësore. Mbi të gjitha nëse një trajner kërkon të bëjë një futboll me intensitet të lartë, me top dhe pa top, dhe këtë mund ta bësh vetëm nëse je vërtetë i përgatitur mirë në nivelin fizik.
Unë të Guangzhou pata fatin që solla Giampero Ventron, që ndoshta e njihni për shkak të eksperiencës që ai ka pasur me Juventusin dhe Mario Rottondali, i cili mbulon fazën mes fizioterapisë dhe rikthimit në skuadrën e parë. Mora vetëm dy nga Italia, do të doja të kisha marrë dhe të tjerë, por më pas vendosa të bazohem edhe te specialistë kinezë. Kemi një tjetër në dispozicion të skuadrës dhe Giampero është përgjegjësi i tyre.
Ai strukturon punën e gjithë skuadrës, merret me përgatitjen fizike të gjithë lojtarëve. Kjo është eksperienca ime, jam i lumtur sepse po marrim rezultate të mira, doja mbi të gjitha t’ua bëja të qartë të gjithë të interesuarve për këtë profesion rëndësinë e përgatitësit atletik. Zgjidhni më të mirët, mos u shqetësoni, sepse rezultatet do të vijnë me kalimin e kohës. Suksese të gjithëve!”, – thotë Cannavaro në mesazhin e tij për FSHF-në.
Kujtojmë se sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco