Champions/ Leipzig fiton ndaj Basaksehir, Krasnodar siguron biletën në Europa League

Champions/ Leipzig fiton ndaj Basaksehir, Krasnodar siguron biletën në Europa League

20:58, 02/12/2020

Leipzig arriti të fitonte në "frymën e fundit" ndaj Basaksehir në Stamboll. Skuadra gjermane triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj turqve.

Deri në minutën e 43-të, skuadra gjermane udhëhiqte 0-2 me gola të Poulsenit dhe Mukieles, por në minutën e tretë shtesë të fraksionit të para shkurtoi diferencën në 1-2 Kahveci. U duk sikur goli i Olmos në minutën e 66-të (1-3) e “vrau” përfundimisht sfidën, por Kahveci realizoi dy gola të tjerë në minutat 72’ dhe 85’, gjithsesi, në kohën shtesë Sorloth shënoi një gol me shumë peshë, duke i dhënë fitoren Leipzigut.

Në Grupin E, ku Chelea dhe Sevilla e kanë siguruar kualifikimin, Krasnodari fitoi 1-0 ndaj Rennes me gol të Berg, duke siguruar biletën për në Europa League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco