Berisha shtrohet në spital/ Reagon Armand Duka: Të duam të gjithë Etrit!

Berisha shtrohet në spital/ Reagon Armand Duka: Të duam të gjithë Etrit!

19:25, 02/12/2020

Etrit Berisha prej 27 nëntorit është me infektuar me koronavirus, por ditën e sotme u raportua se portieri shqiptar është shtruar në spital për të marrë mjekim më të specializuar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar duke i uruar shërim të shpejtë Etrit Berishës.

“Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, shkruan Duka teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto i përqafuar me portierin të Kombëtares kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco