‘Barça duhet ta tërheqë numrin 10 në nder të Maradonës’, vjen deklarata e bujshme nga...

‘Barça duhet ta tërheqë numrin 10 në nder të Maradonës’, vjen deklarata e bujshme nga...

16:44, 02/12/2020

Diego Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi nuk arriti t’i bënte ballë një sulmi në zemër.

Për vdekjen e Maradonës, ka folur edhe djali i tij, Diego Sinagra i cili tha se numri 10-të në skuadrat ku ka luajtur babi i tij, duhet të tërhiqet madje edhe Barcelona duhet ta bëjë.

“Akoma nuk mund ta pranojë se Diego është larguar. Nuk mundem. Ai ka pasur edhe shumë vite të jetojë me familjen e tij. Ai ndërroi jetë shumë i ri”, ka deklaruar i biri i Maradonës.

“Mendoj se numri 10 duhet të tërhiqet nga të gjitha skuadrat ku ka luajtur Maradona. Po, duke përfshirë edhe Barcelonën. Aty nuk ka dyshime”.

Maradona ka nisur karrierën tek Argentinos Juniors, dhe ka luajtur edhe për skuadra si Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco