Shtohen problemet te Fiorentina, trajneri Cesare Prandelli konfirmohet me COVID-19

Shtohen problemet te Fiorentina, trajneri Cesare Prandelli konfirmohet me COVID-19

15:50, 02/12/2020

Sikur mos mjaftonte kriza e rezultateve, Fiorentina tashmë duhet të bëjë për të paktën dy javë edhe pa trajnerin e saj.

Cesare Prandelli ka rezultuar pozitiv me Koronavirus në tamponin që ka kryer së fundmi dhe do t’i duhet të qëndrojë në karantinë i izoluar në shtëpinë e tij për 2 javët e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar klubi vjollcë përmes një komunikate në “Twitter”.

“Fiorentina njofton se Prandelli doli pozitiv. Trajneri është në izolim”, shkruhej në komunikatë.

Pritet që e gjithë skuadra të testohet sërish dhe të shihet në rast se do këtë tjetër të prekur nga Koronavirusi.

Në ndeshjen e radhës ndaj Genoas, Fiorentina do të drejtohet nga zëvendësi i Cesare Prandellit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco