Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin, nis stërvitjen me ekipin italian

Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin, nis stërvitjen me ekipin italian

15:25, 02/12/2020

Kastriot Dermaku ka kaluar dëmtimin e pësuar rreth një muaj më parë dhe tani është gati për të zbritur në fushën e lojës.

Mbrojtësi kuqezi bëri një start fantastik të aventurës me Leccen.

Në debutim, mbrojtësi bëri një gol prej “bomberi” duke i hapur rrugë barazimit 2-2 ndaj Kremonezes rreth një muaj më parë.

Më 25 tetor, Dermaku pësoi një dëmtim muskulor dhe kjo e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta.

Në këtë situatë, mbrojtësi e kishte të pamundur të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, duke i ndjekur ato nga TV.

Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe Dermaku ka nisur stërvitjen normalisht, duke e lënë dëmtimin pas krahëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco