Berisha u shtrua në spital prej Covid-it, ja si është gjendja e tij

Berisha u shtrua në spital prej Covid-it, ja si është gjendja e tij

15:00, 02/12/2020

Portieri Etrit Berisha është shtruar në spital për t’u kuruar nga coronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian Spal, me të cilin luan portieri shqiptar.

Berisha rezultoi pozitiv të premten e 27 nëntorit, por në orët e fundit është shtruar në spitalin e Conas dhe ende nuk dihet koha e kthimit në fushë.

Sidoqoftë, burimet të sigurta kanë bërë të ditura se gjendja shëndetësore e Berishës nuk është e rëndë dhe shtrimi në spital ishte kryesisht masë kujdesi.

Berisha ishte futur në karantinë parandaluese që më 19 nëntor, pas kthimit nga impenjimet me kombëtaren shqiptare, për shkak të kontakteve me mbrojtësin Elseid Hysaj, ndonëse tamponi i kishte dalë negative.

Spal preferoi të mos rrezikonte, duke i ndaluar portierit çdo kontakt me skuadrën dhe duket që kjo ka qenë masa e duhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco