VIDEO/ La Liga gjobit Mesin për festimin e golit me fanellën e Maradonës

VIDEO/ La Liga gjobit Mesin për festimin e golit me fanellën e Maradonës

14:26, 02/12/2020

Lionel Mesi është gjobitur me 600 euro për festimin e golit ndaj Osasunës me fanellën e Maradonës.

Pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, Mesi i dedikoi atij një gol, teksa pasi shënoi ndaj Osasunës në fundjavë, hoqi bluzën e Barcelonës dhe festoi me fanellën e Maradonës te Newell’s Old Boys.

Pas kësaj, arbitri e ndëshkoi sulmuesin me karton të verdhë, sipas rregullores.

Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi argjentinasi është dënuar edhe nga La Liga, me një gjobë prej 600 eurosh, teksa nuk ka shpëtuar as klubi katalanas.

Barcelona është dënuar gjithashtu me një shumë 350 eurosh.

Dy shuma simbolike këto për të dyja palët, duke ditur përfitimet që arkëtojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco