Djali i Schumacher i lumtur për debutimin në Formula 1: Kjo është një ëndërr që bëhet realitet

Djali i Schumacher i lumtur për debutimin në Formula 1: Kjo është një ëndërr që bëhet realitet

11:38, 02/12/2020

Pas zyrtarizimit të Mick Schumacher, si pilot i Haas sezonin e ardhshëm në Formula 1, ka ardhur reagimi i djaloshit 21-vjeçar gjerman, që shkruan: “Falënderoj Akademinë Ferrari që ka patur gjithnjë besim tek unë dhe më ka dhënë mundësinë të shpreh në mënyrën më të mirë të mundshme potencialin tim”.

Mick është djali i Michael Schumacher, 7 herë kampionit të botës në Formula 1, duke ndjekur kështu gjurmët e babait të tij.

“Falënderoj të gjithë ata që mundësuan këtë kalim në Formula 1. Mezi pres të vihem në dispozicion të skuadrës. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet”, tha më tej Mick Schumacher.

Piloti i ri gjerman do të debutojë me makinën Haas në sesionin e parë të provave të lira (të premten) në garën e fundit sezonale në Abu Dhabi.

Ai do të ulet në njëvendëshen VF20, makinë e cila garon aktualisht në Formula 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco