Stefano Pioli kthehet në pankinën e Milanit. Tekniku i “Djallit” ka kaluar plotësisht Koronavirusin së bashku me asistentin e tij Giacomo Murelli.
Lajmi i mirë u dha nga klubi kuqezi në faqen zyrtare.
Jo vetëm kaq, por Pioli do të drejtojë nga pankina nesër skuadrën në përballje me Celtic.
55-vjeçari qëndroi prej ditësh në izolim teksa u infektua me koronavirus.
Megjithatë, skuadra vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa kryeson Serinë me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë.
Gjatë mungesës së tij, Milanin e drejtoi Daniele Bonera.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: