Mban gjallë shpresat për kualifikim, Interi mposht Monchengladbach

Mban gjallë shpresat për kualifikim, Interi mposht Monchengladbach

23:00, 01/12/2020

Kualifikimi ngel i hapur deri në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Interi ka fituar 3-2 në transfertë kundër Borussia Monchengladbach dhe në këtë mënyrë ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në 1/16 të Ligës së Kampioneve.

Për skuadrën e Antonio Contes, opsioni i vetëm përballë gjermanëve ishte fitorja dhe jo me pak vuajtje ia arritën qëllimit.

Një gol i Matteo Darmian në minutën e 17′ i dha avantazhin 0-1 Interit. Vendasit u rikthyen në lojë, duke shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të Alassane Plea, pwr 1-1.

Interi në pjesën e dytë shpërtheu pasi Romelu Lukaku shwnoi dy gola tw shpejtw në minutat 64′ dhe 73′. Monchengladbach nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtonte shifrat në 2-3, kur Plea shënoi sërish (76′). Por, deri në fund të ndeshjes, ky rezultat nuk ndryshoi, me Interin që mori një fitore shumë të rëndësishme.

Në ndeshjen e ardhshme, Interi pret Shakhtarin, ndërsa Monchengladbach udhëton te Real Madrid.

Ja rezultatet e ditës së martë në Champions League:

Atalanta 1 – 1 Midtjylland

Atl. Madrid 1 – 1 Bayern Munich

B. Monchengladbach 2 – 3 Inter

FC Porto 0 – 0 Manchester City

Liverpool 1 -  0 Ajax

Marseille 2  - 1 Olympiacos Piraeus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco