‘Grupi i ferrit’/ Reali humb sërish ndaj Shakhtarit, rrezikohet kualifikimi

‘Grupi i ferrit’/ Reali humb sërish ndaj Shakhtarit, rrezikohet kualifikimi

21:13, 01/12/2020

Ka dhuruar emocione dhe surpriza java e 5-të në fazën e grupe të Champions Leagues.

Shakhtar Dontesk ka shtangur të gjithë duke mposhtur 2-0 Real Madridin në ndeshjen jetike për tu kualifikuar në 16 më të mirat e Ligës së Kampioneve.

Në minutën e 57’ ishte braziliani Dentinho i cili përfitoi nga vendosja e gabuar e mbrojtjes kundërshtare për të dërguar më pas topin në rrjetë.

Kurse 7 minuta nga fundi, Manor Solomon realizon një gol të bukur.

Pas kësaj fitoreje, Shakhtar numëron 7 pikë, duke u renditur në vendin e dytë. Pikë të njëjta ka edhe Real Madrid, që mban vendin e tretë. Java e fundit do të jetë vendimtare në "Grupin e ferrit" ku madrilenët rrezikojnë eliminimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco