Infektohen lojtarët me koronavirus, shtyhet ndeshja Newcastle - Aston Villa

Infektohen lojtarët me koronavirus, shtyhet ndeshja Newcastle - Aston Villa

18:31, 01/12/2020

Ndeshja e Premier League midis Newcastle United dhe Aston Villa-s, është shtyrë për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të Covid-19 te skuadra e Magipes.

Disa lojtarë dhe anëtarë të stafit të Newcastle-it janë izoluar në shtëpi pasi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Terreni i stërvitjes së klubit anglez në “Darsley Park” u mbyll të hënën dhe të martën. Newcastle paraqiti një kërkesë në Premier League për të shtyrë ndeshjen në Villa Park, e cila është aprovuar.

Aston Villa tha se "mbështet plotësisht" vendimin e Premier League për të shtyrë ndeshjen. "Të gjithë te Aston Villa i urojnë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve nga virusi," shtoi klubi.

Data e re e zhvillimit të ndeshjes do të konfirmohet në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco