Klubi i njohur gjerman kërkon trasnferimin e futbollistit shqiptar

Klubi i njohur gjerman kërkon trasnferimin e futbollistit shqiptar

16:35, 01/12/2020

Klubi i Kolnit ka nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për huazimin e dy talenteve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku raporton GOAL Deutschland.

Për Dajakun, futbollistin me prejardhje nga Kosova gjatë merkatos së verës, kishin shprehur interesim edhe disa klube nga Premier Liga dhe Serie A, por që nuk u arrit pasi Dajaku ishte i hapur vetëm për një huazim të thjeshtë. Sipas SPOX Redaktion, Dajaku është i bindur në kualitet e tij dhe dëshiron ta dëshmojë vetën në “Allianz Arena.

Ndërsa për Zirkzeen, Koln ka shfaqur interesim në merkaton e verës, por në fund asgjë nuk u arrit. Tashmë, klubi i Koln do të tentojë në merkaton e dimrit për transferimin e dy 19 vjeçarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco