Ja kush u zgjedh kryetar i Klubit të Basketbollit Peja

Ja kush u zgjedh kryetar i Klubit të Basketbollit Peja

14:04, 01/12/2020

Klubi i Basketbollit Peja ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në formën Online për arsye të rregullave kundër pandemisë në Kosovë. Delegatët e Kuvendit votuan një zëri për Fatmir Gashin si Kryetar të Klubit. 

Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti. 

Klubi është shumë krenar që të udhehiqet përseri nga një kontribues që nga themelimi i Klubit. Fatmir Gashi ka qenë Kryetar i Klubit në vitin 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite (2010-2013). 

Kryetari i Klubit gjithashtu ka bërë të ditur që Bordi i ri i Klubit do të përbehet nga sponzoret dhe kontribuesit tjerë ndër vite të cilët  janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco