Jurgen Klopp: Kjo situatë po na nervozon

Jurgen Klopp: Kjo situatë po na nervozon

12:33, 01/12/2020

Dëmtimet gjatë kësaj periudhe për shkak të kalendarit të ngjeshur janë kthyer në një epidemi për Liverpoolin, që ka shumë probleme, sidomos në repartin e mbrojtjes.

Nga e gjitha kjo situatë, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shumë i nervozuar, madje i revoltuar.

Në një intervistë Klopp ka folur pa doreza, duke akuzuar edhe njëherë ata që kanë hartuar kalendarët.

Nuk po kemi kohë në dispozicion për të rikuperuar energjitë. Nuk flitet vetëm për të pushuar, por edhe për t’u kujdesur për veten. Rikuperim do të thotë të kesh liri për të menduar se çfarë dëshiron të bësh dhe jo të fiksohesh vetëm pas asaj që e ke detyrim ta bësh. Ndeshjet çdo tre ditë nuk po na ndihmojnë aspak, është krijuar një situatë që po na nervozon shumë”, deklaron trajneri gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco