Gjici: Kukësi është ndërtuar për kampion, nga mesi i sezonit do shihet kush është për titull

Gjici: Kukësi është ndërtuar për kampion, nga mesi i sezonit do shihet kush është për titull

09:14, 30/11/2020

Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, mendon se për të folur për titullin kampion do të duhet të pritet gjysma e kampionatit, pasi atëherë përvijohen ekipet që luftojnë për trofeun e për vendet e tjera.

Megjithatë, në “Sport News Plus” ai insistoi se skuadra ishte ndërtuar për të luftuar për titull.

“Kemi vuajtur problemet me pandeminë dhe bojkotin në fillim. Tani po e marrim veten, ja ku jemi, po ecim mirë. Natyrisht që këto ndeshje që kemi marrë fitore, ekipi po lidhet çdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin.

Ne kemi thënë që në fillim të kampionatit se do të presim disa javë të lidhet ekipi, se lojtarët janë me eksperiencë. Por te Kukësi janë të rinj, ndaj duhet një kohë që ekipi të marrë formën e vet se elementët kryesorë janë brenda, kemi bërë blerje me element cilësorë si Ibraimi, që kanë CV e kanë statistika të rëndësishme. Por duhet koha që të bashkohen në lojë si realisht presim.

Ndeshjet e fundit kanë treguar që dita-ditës po dalin ku presim ne. Janë në rrugën e duhur, unë pres të rritet ekipi çdo ndeshje të radhës se kanë çfarë të japin se janë lojtarë shumë cilësorë.

Kukësi ekipin e ka bërë për kampion, shumëkush thotë pse futet ekipi në presion e pse ta themi që në fillim. Por realisht objektivi ky është, presioni është i vazhdueshëm. Nëse luan për titull presioni është. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shohim si do të ecin.

Unë pres që ekipi të rritet më shumë me lojë e rezultate, ka kapacitet e lojtarë për çdo repart. Me punën e stafit do të arrijmë të luftojmë për titull. Natyrisht do të bëjmë punën tonë, a do arrijë apo jo objektivin, do e shohim në fund të kampionatit.

Kush është për titull? Kjo është pyetje që nuk mund t’i japim një përgjigje të saktë, jemi në javët e para të kampionatit. Nuk mund të thuash që janë këto skuadra, sot janë të gjithë aty-aty, nuk mund të themi që janë 4-5 për titull, duhet të mbarojë gjysma e kampionatit dhe të shohim se kush është për titull e për vendet e tjera. Nuk mund të them me saktësi kush janë që do të luftojnë deri në fund’, deklaroi Gjici.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco