Aksidenti tronditës i Formulës 1, Grozan tregon për gjendjen e tij nga spitali

Aksidenti tronditës i Formulës 1, Grozan tregon për gjendjen e tij nga spitali

09:11, 30/11/2020

Romain Grozan ka folur për herë të parë dhe ka treguar sesi është gjendja e tij pas aksidentit tragjik në Grand Prix në Bahrein.

Shoferi 34 vjeçar francez arriti të diltë nga makina e tij pothuajse i padëmtuar, kur ai u përplas me shiritat mbrojtës dhe makina e tij u përfshi në flakë në xhiron e parë të garës.

"Romain Grozan do të qëndrojë në spital  për të marrë trajtim për djegiet në pjesën e pasme të të dy duarve," ishte deklarata nga ekipi i tij, i cili gjithashtu ngarkoi një video nga brenda spitalit ku piloti francez po trajtohet.

‘’Jam mirë, relativisht mirë. Faleminderit per mesazhet Unë isha kundër Halo-s disa vjet më parë, por është gjëja më e mirë në Formulën 1. Pa të nuk do të isha në gjendje të flas me ju sot. Faleminderit të gjithë botës ”ishin fjalët e Grozan, i cili ka djegie në duar, kavilje, por jo thyerje në brinjë, siç kishin shumë frikë.

Në të kaluarën, ai kishte deklaruar kundërshtimin e tij ndaj Halo ( veshje mbrojtëse), duke thënë se ai nuk mund të shihte përreth tij, nuk kishte asnjë kontakt syri me makinat e parkuara pranë tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco