Serie A/ Napoli nderon Maradonën me fitore bindëse kundër Romës

Serie A/ Napoli nderon Maradonën me fitore bindëse kundër Romës

23:05, 29/11/2020

Napoli e nderon në mënyrën më të mirë të mundshme figurën e Diego Armando Maradonës, në sfidën e parë në Serie A pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase.

Në stadiumin që nga tani tutje do të quhet “Diego Aramando Maradona”, të kaltrit e Gattusos shpartalluan me rezultatin 4-0 Romën, duke u shkaktuar humbjen e parë në fushë gjatë këtij sezoni verdhekuqëve dhe duke i barazuar në renditje në kuotën e 17 pikëve.

Në një sfidë ku Roma kishte shumë mungesa në mbrojtje, Napoli arriti ta zgjidhte thjeshtë.

Lorenzo Insigne me një supergol nga goditja standarde në minutën e 30-të hapi serinë e golave, një gol të cilin kapiteni i Napolit ja dedikoi Maradonës.

Në të 65-ën të kaltrit dyfishuan shifrat me një gol të bukur të Fabian Ruiz, ndërsa në minutat e fundit kishte kohë edhe për dy gola të tjerë të realizuar nga Mertens dhe Politano për suksesin final 4-0 të Napolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco