Josa në ‘Fair Play’: Ju tregoj armën më të fortë të Partizanit

Josa në ‘Fair Play’: Ju tregoj armën më të fortë të Partizanit

22:20, 29/11/2020

Trajneri Mirel Josa në një lidhje “Skype” në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV foli për kampionatin shqiptar.

Pas javës së pestë të Superiores, Partizani ngjitet në krye së Bashku me Vllazninë me nga 10 pikë, por të kuqtë janë të parët pasi kanë golavarazh më të mirë.

Josa tregon armën e fortë të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, ku thotë: “U priste një fitore e Partizanit me Skënderbeun. Partizani ka lojtarë me eksperiencë dhe skuadra ka ardhur në rritje. Normalisht që ka probleme në mbrojtje dhe trajneri Daja i ka kushtuar mjaft kujdes. Mënyra se si Partizani respektoi Skënderbeun tregon që ka objektiva. Pse mos të ketë pretendime për më tej, pasi tashmë e ka arritur kreun. Arma më e fortë e Partizanit është disiplina”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco