Mjeku i Maradonës thyen heshtjen: Kjo vdekje mund t’i ndodhte një pacienti si ai

Mjeku i Maradonës thyen heshtjen: Kjo vdekje mund t’i ndodhte një pacienti si ai

21:41, 29/11/2020

Mjeku i Diego Armando Maradona po hetohet për neglizhencë mjekësore dhe policia po e trajton vdekjen e futbollistit si një vrasje të mundshme.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i tij i parë. Mjeku i Diego Maradona këmbëngul se ai nuk ka “asgjë për të fshehur” dhe është “krenar” për trajtimin që ai i dha yllit të ndjerë të futbollit.

"Unë jam në dispozicion të Drejtësisë. Unë e di se çfarë bëra me Diego dhe e di se si e bëra. Jam absolutisht i sigurt që bëra më të mirën që munda me Diego, ”tha Luque para kamerave televizive, nga shtëpia e tij.

Megjithëse procedura ishte befasuese, Luque bashkëpunoi me anëtarët e San Isidro DDI të Policisë së Buenos Aires dhe PFA. 

Ai gjithashtu detajoi se si Maradona, i cili luftonte me problemet e varësisë nga alkooli dhe droga, mori vendimin për të vazhduar rehabilitimin e tij nga shtëpia.

“Ne të gjithë ishim mbledhur për të parë më të mirën për Diegon: mjekët, unë, familja e tij. Nuk kishte kritere mjekësore për ta mbajtur Maradonën në spital. Ne mund ta kishim dërguar atë në një qendër rehabilitimi, por na duhej vendimi i tij. Asgjë nuk mund të bëhej pa vullnetin e tij,” tha Dr Luque.

 “Këtu nuk ka vendime, ka kritere mjekësore. Kur operoni një pacient, kriteret e shkarkimit varen nga pacienti. Nuk ka pasur një gabim mjeku.”

“Ai kishte një problem në zemër që mund të ndodhë në një pacient si ai. Bëhej gjithçka e mundur për të zvogëluar atë shans, por ju nuk mund ta bllokoni mundësinë. Unë kisha miratimin e plotë të Shoqatës Argjentinase të Neurokirurgjisë që Diego kishte nevojë për operacion. Gjashtë mjekë e vlerësuan atë. Vdekja nuk kishte asnjë lidhje me operacioninin”.

Më tej, ai shtoi se Maradona u largua pas operacionit, dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej rehabilitimt.

 “Ne u përpoqëm ta mbanim atë në klinikë, por nuk është një qendër rehabilitimi. Unë zgjata shtrimin në spital për aq kohë sa munda. Unë jam në dispozicion të departamentit të drejtësisë. Me Diegon, unë bëra më të mirën që munda. Jam krenar për atë që bëra. Nuk kam asgjë për të fshehur.”

Ishin dy vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina që dhanë deklarata një ditë më parë dhe ngritën dyshime nëse ilaçet që babai i tyre ishin të përshtatshme.

Pas deklaratës së tyre, nisën menjëherë kërkimet në shtëpinë dhe klinikën e tij. Mediat argjentinase po raportojnë se Luque mund të merret në pyetje si bashkëpunëtorë.

Avokati i Maradonës, Matias Morla, javën e kaluar kërkoi një hetim të nivelit të lartë për përgjigjen emergjente ndaj vdekjes së futbollistit në pension.

Morla tha se ambulanca e parë mori më shumë se gjysmë ore për të arritur në shtëpinë në veri të Buenos Aires, ku ish-ylli i Napolit dhe Barcelona pësoi sulmin në zemër.

Ai e quajti vonesën një “idiotësi kriminale” dhe u ankua se Maradona nuk kishte marrë ndonjë kontroll mjekësor në 12 orë para se të vdiste.

Më vonë, doli që ambulanca e parë mori 11 minuta për të arritur në pronën private të mbyllur në San Andres pranë Buenos Aires Maradona u zhvendos pasi doli nga spitali më 11 nëntor pas operacionit të tij të mpiksjes së gjakut në tru./Burimi: Infobae/ Përshtati; K.H/Syri.net/ 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco