U kthye në ring pas 15 vitesh, Mike Tyson tregon si e kapi në shtrat gruan e tij me aktorin e Hollivudit

U kthye në ring pas 15 vitesh, Mike Tyson tregon si e kapi në shtrat gruan e tij me aktorin e Hollivudit

21:26, 29/11/2020

Është rikthyer në ring pas 15 vjetësh (ndeshja me Roy Jones Jr përfundoi në barazim), por jo të gjithë e dinë se Mike Tyson ka pësuar “grushte” të forta në jetën private.

54 vjeçari është martuar tre herë dhe duket se më në fund ka gjetur lumturinë. Aktualisht ai ka grua Lakihan dhe çifti bën një jetë më se normale pranë njëri-tjetrit.

Tyson më parë ka patur një lidhje me Robin Givens, por mes tyre nuk zgjati shumë, pasi gruaja e tradhtoi atë.

Tyson dhe Givens u martuan vetëm 11 muaj pas takimit të tyre të parë kur boksieri ishte në kulmin e famës së tij.

Sipas Tyson, dasma e rregulluar me ngut erdhi pasi Givens njoftoi se ishte shtatzënë.

Por menjëherë pasi ishin fejuar, ajo i tha Tyson se kishte një abort spontan.

Më vonë, mediat britanike shkruanin se Mike e kapi ish-gruan në shtrat me aktorin hollivudian Brad Pitt. “Djalosh, mos më godit”, mësohet t’i ketë thënë Pitt asokohe, teksa ishte përballur me të.

“Duhej të shihnit pamjen e fytyrës së Brad”, ka shkruar Tyson në librin e tij, ku zbulon detaje nga tradhtia e ish-bashkëshortes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco