Pas sugjerimeve të ndryshme të vendosjes së emrit të Diego Amando Maradonës te stadiumi i Napolit, ka ardhur dhe konfirmimi i kryebashkiakut të këtij qyteti, Luigi de Magistris ku me anë të një Story në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram” ai e bën fakt të kryer:
“Idetë janë të shumta dhe të bukura, në fund emri do të jetë ‘Stadiumi Diego Armando Maradona’ ”, shkruan në postimin e tij kryebashkiaku i Napolit, Luigi de Magistris.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: