FOTO/ Gega sfidon Koronavirusin, nga spitali në Turqi ndjek Vllaznia-Kukësi me maskë oksigjeni

FOTO/ Gega sfidon Koronavirusin, nga spitali në Turqi ndjek Vllaznia-Kukësi me maskë oksigjeni

19:48, 29/11/2020

Kukësi arriti të fitojë në transfertën e vështirë të Shkodrës ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-4.

Ishte fitorja e dytë e verilindorëve në këtë kampionat pas asaj ndaj Laçit në mesjavë.

Lajme të mira për sa i përket gjendjes së trajnerit Skënder Gega.

“Arkitekti” i Kukësit, është duke e marrë veten dita-ditës.

“Supersport” arriti të siguronte një fotot nga spitali në Turqi, ku tekniku i verilindorëve, shihet teksa ndjek ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë, me maskë oksigjeni.

Image

Fitorja e Kukësit ditën e sotme, duket se ia ka bërë “zemrën mal” trajneri tropojan, i cili urojmë të kthehet sa më shpejt pranë skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco