Partizani ‘poker’ Skënderbeut para derbit me Tiranën, Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë

Partizani ‘poker’ Skënderbeut para derbit me Tiranën, Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë

18:47, 29/11/2020

Partizani ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin e thellë 4-0, duke marrë komandën e Kategorisë Superiore, në këtë javë të 5-të.

Dominim i frikshëm i “demave” në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përballë një Skënderbeu thuajse inekzistent.

Kryeqytetasit arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë.

Ishte Bardhi ai që hapi serinë e golave në minutën e 7-të, ndërkohë që Mala rrëmbeu skenën me një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 21-të.

Në fundin e pjesës së parë ishte Kardozo ai që ngriti shifrat në 3-0.

Nuk mund të mungonte në këtë përballje as Solomon, i cili në të 70-tën, kompletoi “pokerin”.

Me këtë triumf, Partizani merr kreun e renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë, por me golavarazh më të mirë, teksa javën e ardhme do të luajë derbin me Tiranën.

Në takimin tjetër të pasdites së sotme, Kukësi fitoi 4-2 me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Shkodranët pësojnë humbjen e parë dhe arrihen nga Partizani në krye të renditjes, ndërsa kuksianët sigurojnë fitoren e dytë radhazi, duke kaluar momentin jo të mirë të fillimit të kampionatit.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco