Daniele Bonera flet si trajner i Milanit: Titulli kampion? Të qëndrojmë me këtë ritëm

Daniele Bonera flet si trajner i Milanit: Titulli kampion? Të qëndrojmë me këtë ritëm

18:18, 29/11/2020

Daniele Bonera, trajneri që zëvendëson Stefano Piolin te stoli i Milanit pas infektimit të tij me koronavirus, ka folur për mikrofonat e “SKY Sport” pas fitores së kuqezinjve 2-0 ndaj Fiorentinës në “San Siro” pasditen e sotme.

Pioli – “Në fund të ndeshjes kemi folur me kamera me Piolin dhe na komplimentoi. Ai është trajneri i këtij grupi, jemi me të vërtetë të kënaqur për këto rezultate”.

Tonali – “Është duke u përfshirë më shumë, jemi të kënaqur me ndeshjen e tij sot. Duhej të kuptonte idetë e trajnerit, kaluan pak kohë, por vlera e lojtarit nuk është vendosur kurrë në diskutim”.

Titulli kampion – “Duhet shumë kohë për të folur për titullin kampion, por dëshira për të qenë lart në renditje e dëshirojmë të gjithë. Nëse gabojmë bëhemi një skuadër me defekte, duhet të qëndrojmë lart në renditje dhe me këtë ritëm”.

Roli yt si trajner – “Kam ende nevojë për kohë për ta bërë këtë punë. Jam i lumtur që bashkëpunoj me Piolin dhe stafin e tij, është një person i madh dhe një trajner i madh”, përfundon Daniele Bonera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco