Dede lë pas barazimin me Kastriotin: Jemi gati për derbin

Dede lë pas barazimin me Kastriotin: Jemi gati për derbin

16:52, 29/11/2020

Edhe në sfidën ndaj Kastriotit, Tirana e Nevil Dedes nuk shkoi më shumë se një barazim (1-1).

Gjithsesi trajneri Nevil Dede nuk shqetësohet për faktin senuk është arritur ende fitorja e parë, madje ka besim se skuadra e tij do të shkëlqejë në derbin e të premtes së ardhshme ndaj Partizanit, deklaroi trajneri i bardhebluve në mikrofonin e Supersport.

“Prisja të fitonim ndeshjen. Nuk bëmë presing si duhet përpara në fillim. Pastaj e patëm në kontroll, por duhet të ishim vrasës para portës, më agresivë. Në qendër të mbrojtjes nuk patëm probleme. Kishim probleme vetëm në fatin e dytë. U çamë nga krahu i djathtë për shkak të një rrëshqitjeje. Jemi një skuadër e re, presim të kthehen lojtarët dhe do të jemi më mirë. Duhet të mendojmë diçka tjetër për vazhdimësinë dhe të jemi agresivë, pasi nuk po fitojmë dot.

Vangjeli është lojtar i rëndësishëm i joni, kishim nevojë për rotacion. Mendova të freskoja krahët. Toli e Nuriu janë të rinj, që rrëmbehen nga situatat. Po nuk luajtën ata nuk rriten. Besoj se jemi gati për derbin. Toshevski rikthehet për ndeshjen, edhe Isack, ndërsa Batha po rritet. Jemi entuziastë për derbin, pasi motivimi është ekstra dhe e jeton i gjithë qyteti.

Kemi pak hapësirë kohe, luajmë të premten. Koha është e duhura për ta përgatitur, si dhe për të rikuperuar lojtarët dhe për t’i parë ata. Sot e kishim lojën nën kontroll. Duhet të ishim vrasës. Duhet të përmirësohemi në goditjet standarde. Nuk them 100 për qind se e meritonim të fitonim. Me pak kujdes duhet të fitonim”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco