Partizani-Skënderbeu, formacionet zyrtare

Partizani-Skënderbeu, formacionet zyrtare

16:36, 29/11/2020

Do të startojë në orën 16:45 në “Elbasan Arena”, sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Një përballje emocionuese që vitet e fundit i ka dhënë tonin futbollit shqiptar.

Kryeqytetasit e Ilir Dajës vijnë si favoritë në letër, pasi kanë në përbërje lojtarë më cilësore, ndryshe nga korçarët që i kanë dhënë prioritet lojtarëve të rinj.

Të kuqtë vijnë me moralin lart pas triumfit bindës në transfertë ndaj Apolonisë, ndërkohë në krahun tjetër, korçarët e Ahmatajt, u mposhtën në shtëpi javën e shkuar nga Kastrioti me rezultatin 1-2.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Kardozo, Mala, Bardhi, Solomon

Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Duka, Vangjeli, Taipi, Douna, Çela, Berisha, Tereziu, Pusi

Trajner: Julian Ahmataj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco