Emocionuese: Messi shënon dhe ia dedikon golin Maradonës

Emocionuese: Messi shënon dhe ia dedikon golin Maradonës

15:47, 29/11/2020

Barcelona po fiton me rezultatin 4-0 ndaj Osasunës, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Golin e katërt për skuadrën blaugrane e shënoi Lionel Messi.  “Pleshti” ia dedikoi legjendës së argjentinës, Diego Armando Maradona, golin e shënuar ndaj Osasunës.

Image

Sulmuesi argjentinas zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta festuar golin. Ai hoqi fanellën e Barcelonës , duke zbuluar poshtë saj,  fanellën Newell's Old Boys me numrin dhjetë.

Messi filloi karrierën e tij me Newell, ndërsa Maradona luajti gjatë vitet e fundit të karrierës së tij te klubi argjentinas. Ishte një homazh vërtet prekës midis dy prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco