Agjenti i Kumbullës: Reja e ka kuptuar potencialin e tij, ai e meriton grumbullimin me kombëtaren

Agjenti i Kumbullës: Reja e ka kuptuar potencialin e tij, ai e meriton grumbullimin me kombëtaren

08:34, 29/11/2020

Marash Kumbulla është kthyer në një titullar fiks te kombëtarja e Shqipërisë. Paraqitjet fantastike të zhvilluara në Serie-a bënë që trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ta grumbullonte me përfaqësuesen dhe ai nuk zhgënjeu në ato ndeshje ku luajti duke treguar personalitet.

Sipas menaxherit të lojtarit, Xhani Vitali, tekniku i përfaqësueses e ka bërë këtë pasi ka kuptuar mirë potencialin që ka lojtari i ri, i cili është një mbrojtës që përshtatet me kërksat e sotme të futbollit modern.

“Marashi është paraqitur mirë me Juriç, ka qenë një trajner i rëndësishëm për të, është rritur shumë te Verona. Pastaj kaloi te Roma, ishte një situatë jo shumë e thjeshtë në nivel klubi me ndryshimin e drejtuesve. Fonseka po krijon diçka të rëndësishme, e vlerëson shumë djaloshin.

“Reja e ka kuptuar potencialin, ai e ka grumbulluar gjithmonë se e meriton. Ai është një pikë fikse e kombëtares shqiptare, Kush është modeli që ndjek Kumbulla. Shpesh ka thënë emrin e Kielinit, frymëzohet shpesh nga ai për mënyrën se si bën rolin e mbrojtësit. Edhe pse në futbollin e sotëm kërkohen mbrojtës që janë më shumë organizatorë loje. Ai ka karakteristika shumë moderne, është i aftë edhe në nisjen e lojës”, tregoi Vitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco