Balaj dhe Tuci gjejnë golat kuqezi në Europë

Balaj dhe Tuci gjejnë golat kuqezi në Europë

21:02, 28/11/2020

Bekim Balaj dhe Indrit Tuci u japin pikë skuadrave të tyre. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol tre pikësh në sfidën mes Sturm Graz dhe Tirol, teksa i futur në fushë në minutën e 68-të, 8 minuta më pas në të 76-ën Balaj realizoi golin që i dha fitoren 1-0 Sturmit që me këtë sukses ruajti vendin e 4-t në kampionat.  Një gol zhbllokimi ky për sulmuesin shkodran pasi ishte i pari në këtë sezon të kampionatit austriak. Barazim 1-1 në derbin shqiptar në Kroaci mes Albi Dokës dhe 5 shqiptarëve të Lokomotivës së Zagrebit. +

Në fakt Doka qëndroi në stol për gjatë gjithë 90-minutëshit te Gorica, ndërsa te Lokomotiva ishin në fushë të 5-të kuqezinjtë, Çokaj, Mersinaj, Kallaku, Tahiraj dhe Tuci. Për Goricën realizoi Lovric pas 13 minutash me penallti, ndërsa barazimi i skuadrës së kryeqytetase erdhi falë dy futbollistëve shqiptarë, asist i Kallakut dhe topin e çoi sulmuesi i Shpresave, Indrit Tuci. Për talentin kuqezi ky ishte goli i dytë në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco