Seria A: Pa Ronaldon, Juventus ngec në fushën e Benevento-s

Seria A: Pa Ronaldon, Juventus ngec në fushën e Benevento-s

20:20, 28/11/2020

Në kuadër të javës së 9-të të Serisë A, Juventus udhëtojë në “Ciro Vigorito” për t’u ndeshur me Beneventon e sapongjitur,  me synimin për t'iu bashkuar Milanit në krye të kampionatit.

 Të dy ekipet e nisën mirë sfidën, por ishte lojtari më në formë te bardhezinjtë, Alvaro Morata ai i cili shënoi golin e parë të takimit. Sulmuesi spanjoll përfitoi nga një pasim fantastik i Chiesa-s, duke dërguar topin në rrjetë (21, 0-1). Rabiot, Chiesa edhe Dybala provuan të shënon golin e dytë për torinezët, megjithatë pa sukses (24, 25, 26).  Kur u mendua se pjesa e parë e takimit do të mbyllej me këtë rezultat, Gaetano Letizia realizoi për vendasit me një goditje fluturimthi, duke lënë të shtangur Juventinët (45+1).

Skuadra e Andrea Pirlo-s e nis vrrullshëm pjesën e dytë, me Moratan dhe Dybalan që provuan të shënonin, por fati nuk ishte në anën e tyre ditën e sotme. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit, me dy skuadrat që morën nga 1 pikë.

Më këtë barazim, Juventus shkon në kuotën e 17 pikëve në vendi i 5-të, ndërsa Benevento ngjitet në vendin e 12 me 10 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco