VIDEO/ Moment emocionues, Ancelotti përlotet gjatë nderimit për Maradonën

VIDEO/ Moment emocionues, Ancelotti përlotet gjatë nderimit për Maradonën

19:46, 28/11/2020

Po luhet në këto momente ndeshja midis Everton dhe Leeds, e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Ashtu si në ndeshjet e tjera të Premier League edhe në këtë sfidë është mbajtur një minutë heshtje në nder të Diego Maradona-s, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë, pas një arresti kardiak.

 

 

Vdekja e papritur e “El Pibe de Oro-s” e ka futur botën e futbollit në zi dhe një nga personazhet që ndjeu më shumë dhimbjen për largimin e tij nga kjo jetë, ishte Carlo Ancelotti.

Image

Trajneri i Everton kishte deklaruar më parë se Maradona ishte futbollisti më i mirë me të cilin duhej të përballej kur ishte një futbollist aktiv. Vdekja e Diegos e befasoi dhe ai nuk e fshehu trishtimin për humbjen e ish-kolegut.

Ancelotti  dhe Maradona janë përballur në sfidat e paharrueshme dhe spektakolare mes Napolit dhe Milanit në vitet ’90 në Itali.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco