Kapiteni i Shqipërisë Etrit Berisha rezulton pozitiv me COVID-19

Kapiteni i Shqipërisë Etrit Berisha rezulton pozitiv me COVID-19

18:19, 28/11/2020

Kapiteni dhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmi u bë me dije nga klubi i Spal , ku njoftonte se Berisha kishte rezultuar pozitiv me Covid pas testeve të kryera ditën e djeshme.

Image

Klubi italian bën të ditur se  31 vjeçari shqiptar nuk ka patur kontakt me anjë prej futbolllistëve të tjerë në ekip, pasi ka qenë i izoluar prej disa ditësh në shtëpi, pas angazhimit me kombëtaren shqiptare.

Lajm i keq për gardianin e kombëtares sonë, që gjatë javëve të fundit ishte në superformë dhe ndihmonte SPAL vazhdimisht për të arritur rezultate pozitive.

Berisha me shumë gjasa do të humbasë ndeshjen kundër Entella-s të hënën dhe atë në  Mazza ndaj Pisa-s të planifikuar më 5 dhjetor.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco