Bundesliga/ Bayern Munich rikthehet tek fitorja, Dortmund mposhtet në shtëpi nga Këln

Bundesliga/ Bayern Munich rikthehet tek fitorja, Dortmund mposhtet në shtëpi nga Këln

17:48, 28/11/2020

Java e nëntë e Bundesligës filloi ditën e djeshme, me fitoren fantastike 5-3 të Wolfsburg kundër Werder Bremen, ndërsa këtë pasdite spektakli vijoji me ndeshjet e tjera të këtij kampionati.

Bayern Munich u rikthye tek fitorja pasi mposhti Stuttgartin me rezultatin 3-1. Bavarezët e panë veten në disavantazh, pas golit të shënuar nga Tanguy Coulibaly (1-0, 20). Megjithatë, skuadra e Hans Flick arriti të përmys rezultatin që në pjesën e parë, falë golave të realizuar nga Kingsley Coman (38) dhe Robert Lewandowski (45+1). Në pjesën e dytë, Stuttgart u përpoq të gjente golin e barazimit, por pa sukses. 3 minuta para përfundimit të ndeshjes, Douglas Costa vulosi fitoren e bavarezëve (3-1, 87).Me këtë triumf 3-1, Bayern Munchen mbetet lider i kampionatit gjerman.

Humbje pësoi, Dortmund që u mund në shtëpi nga Këlni me rezultatin 2-1. Leipzig kthehet te fitorja pasi mundi Bielefeld 2-1, ndërsa Augsburg u ndal në barazim 1-1 nga Freiburg.  Ndërsa ndeshja midis Union Berlin dhe Eintracht Frankfurt u mbyll në barazim 3-3.

Ndeshjet e pasdites në Bundesliga:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco