Vdekja e Maradonës/ Prokuroria në Argjentinë nis hetimet për...

Vdekja e Maradonës/ Prokuroria në Argjentinë nis hetimet për...

11:22, 28/11/2020

Vdekja e Diego Maradonës pritet të hetohet nga prokuroria në Argjentinë. Kjo për shkak se ka dyshime për neglizhencë mjekësore.

Sipas Daily Mail, prokuroria ka sekuestruar pamjet e sigurisë të kamerave të shtëpive fqinje.

Maratona vdiq nga edema në mushkëri dhe ataku kardiak. Ai ishte në gjumë në banesën e tij në Buenos Aires kur ndërroi jetë.

Avokati i tij kishte kërkuar më herët hetim, pasi ambulancës iu deshën më shumë se gjysmë orë për të mbërritur në shtëpinë e legjendës së futbollit.

Një burim tha se vdekja do të hetohet pasi askush nuk e ka firmosur certifikatën e vdekjes.

Maradona ishte operuar më 2 nëntor për mpiksje në tru dhe operacioni kishte dalë me sukses.

Momentet e fundit ai ishte me nipin. Këtij të fundit i kishte thënë se nuk ndjehej mirë, përpara se të ngjitej dhe të shtrihej sërish në shtrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco