VIDEO/ Zemërthyer nga vdekja e Maradonës, ish-portieri i Argjentinës qan si fëmijë

VIDEO/ Zemërthyer nga vdekja e Maradonës, ish-portieri i Argjentinës qan si fëmijë

08:19, 28/11/2020

Ajo që i ndodhi Sergio Goycochea në transmetim “live” në TV Publik përfaqëson ndjenjën kolektive po përjetojnë krejt argjentinasit, sidomos ish-bashkëlojtarët, për ndarjen nga jeta të Maradonës. Ish-portieri, hero i Kupës së Botës të organizuar nga Italia më 1990, ishte një nga miqtë më të ngushtë të Diegos. Dhe shpërthimi në lotë, si fëmijë, ishte shenjë e lidhjes së ngushtë që kishte me “10”.

Së bashku ata ishin edhe në Botërorin e SHBA, por dhe kur Diego po bënte përpjekjen e tij të parë në rolin si trajner. Përveç kësaj, ata ndanë përvoja të panumërta dhe realizuan serialin e suksesshëm televiziv “La Noche del Diez”, transmetuar nga “El Trece”, telesport. Ish-portieri qau si fëmijë kur kujtoi yllin universal, me të cilin u hodh në ballkonin e “Casa Rosada” më 1990 për të festuar shpalljen nënkampion të botës.

Ai filloi të tregonte anekdota që lidheshin me legjendën dhe në një moment rrëfeu: “Unë hyra në ‘Casa Rosada’ për herë të fundit më 1990, kur zbarkuam aty për të festuar. Ishte dita më e lumtur e jetës time sportive dhe tani hyra për të parë mikun tim në arkivol, pa jetë; të njëjtin me të cilin po hidhesha në atë ballkon…”

Në atë moment, Goycochea u prek shumë dhe shpërtheu në lot, pavarësisht se mori një gotë ujë për të ndaluar dhe marrë frymë. Kur donte të vazhdonte, ai nuk mundi dhe lotët e tejmbushën për gati pesë minuta. Pastaj u shpjegua: “Kërkoj falje, nuk doja të qaja, sepse merret si dobësi, por po më mungon një pjesë e jetës. Nuk mund ta kuptoja kur e pashë Diegon në arkivol. Nuk mund të duroj më, më falni…”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco