Klop: Maradona për futbollin ishte njësoj si të takoje Papën

Klop: Maradona për futbollin ishte njësoj si të takoje Papën

23:21, 27/11/2020

Jurgen Klop është i bindur se Diego Armando Maradona, përtej talentit  në fushën e lojës, përfaqësonte më mirë atë me të cilën përballet një futbollist në ditët e sotme.

Talenti, por edhe fama e sfidat që sjell ajo, janë ato të cilat e bënë Maradonën të madh e ndoshta ndikuan edhe deri në vdekjen e tij.

“Jeta e tij tregon se sa bukur mund të jetë kur je një futbollist i nivelit ndërkombëtar, por edhe se sa e gjithë kjo mund të jetë e vështirë”, tha sot Klop në konferencë për shtyp.

“E kam takuar vetëm një herë dhe për një lojtar të nivelit ku isha unë, ishte njësoj si të takoje Papën. Ishte me të vërtetë speciale. Do t’i mungojë futbollit, do të më mungojë mua. Dhe kur dëgjoj reagimet që solli largimi i tij nëpër botë, i them vetes se nëse do t’i kishim treguar dashurinë tonë kur ishte ende me ne, pa u munduar të bënim një selfie, por vetëm duke i treguar respektin që meritonte, mendoj se do të mund ta kishim ndihmuar”, tha Klop.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco