Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Pezullohet sulmuesi i Skënderbeut

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Pezullohet sulmuesi i Skënderbeut

22:52, 27/11/2020

Është mbledhur sot Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare, për të analizuar sjelljet josportive në fushën e lojës, gjatë ndeshjeve të kësaj jave, ndërsa në Superiore rasti i vetëm ka qenë ai i sulmuesit të Skënderbeut, Mensah.

Ky i fundit goditi kundërshtarin në ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe është ndëshkuar me dy javë pezullim, ndërsa janë dhënë edhe dy dënime për futbollistët e Skënderbeut U19 dhe Dinamos U19, Kostika Beçka dhe Alban Bala, të cilët janë pezulluar me nga 4 javë për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco