CAF/ Al Ahly fiton derbin kundër Zamalek dhe ngjitet në 'çatinë' e Afrikës

CAF/ Al Ahly fiton derbin kundër Zamalek dhe ngjitet në 'çatinë' e Afrikës

22:33, 27/11/2020

Një ndeshje e zjarrtë. Në finalen e Ligës së Kampionëve të CAF, Zamalek dhe Al Ahly SC, dy klube rivale të Kajros (Egjipt), u përballën me njëri-tjetrin këtë të premte në mbrëmje në fushën e stadiumit ndërkombëtar të Kajros. Dhe në këtë finale, të parën në Afrikë midis dy ekipeve nga i njëjti vend, ishin vizitorët në letër ata që fituan ndeshjen (2-1)!

Pas golit të shënuar nga Amr Soleya për Al Ahly në minuta 5-të )0-1), ishte Shikabala ai që shënoi për Zamalek dhe barazoi rezultatin, në minutën e 31-të (1-1). Por në fund të takimit, Afsha  gëzoi sërish ekipin e Al Ahly, duke tundur rrjetën, në minutën e 86-të (1-2)! Fitues i Ligës së Kampionëve CAF 2020, Al Ahly ka arritur të fitojë 9 finale, një rekord në Afrikë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco