Këshilli Bashkiak i Shkodrës merr vendimin e rëndësishëm për Vllazninë

Këshilli Bashkiak i Shkodrës merr vendimin e rëndësishëm për Vllazninë

21:03, 27/11/2020

Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka dhënë pak minuta më parë miratimin për të nxjerrë në ankand aksionet e klubit Vllaznia me një çmim fillestar prej 600 milionë lekësh (të vjetër).

Pas një mbledhjeje maratonë të Këshillit Bashkiak, ku nuk munguan debatet me anëtarëve për Vllazninë, në fund të gjithë votuan “online” dhe asnjë prej këshilltarëve nuk ishte kundër privatizimit.

Tashmë hapet një faqe e re në historinë e klubit shkodran, teksa do të nisë një proces shumë i rëndësishëm, ku biznesmenët e interesuar për të blerë Vllazninë, do të përfshihen në një ankand, e më pas bashkia do të vendosë se kujt do t’i japë klubin me 100 % të aksioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco