Një futbollist i Atalantës me Koronavirus

Një futbollist i Atalantës me Koronavirus

19:21, 27/11/2020

Atalanta do të përballet nesër në mbrëmje me Veronën në “Gewiss Stadium”, ku do të kërkojë rikthimin te fitorja në kampionat, por pasditen e sotme trajneri Gasperini ka marrë një lajm të keq.

Kështu fantazisti rus Miranchuk ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe është vendosur menjëherë në izolim, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kanë qenë negativë, por i janë nënshtruar një tjetër xhiroje tamponësh.

Miranchuk iu bashkua zikaltërve këtë verë dhe pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave përreth një muaj, kishte nisur të marrë minuta duke u aktivizuar pjesërisht në disa ndeshje.

Gasperini e kishte planifikuar titullar rusin për ndeshjen e nesërme, por tani do të duhet të ndryshojë zgjedhjet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco