Maldini e pranon interesimin për futbollistin e Marsejës

Maldini e pranon interesimin për futbollistin e Marsejës

18:42, 27/11/2020

Marseja po punon për të gjetur një zgjidhje në lidhje me çështjen Florian Thauvin. 27 vjeçarit i skadon kontrata me klubin francez qershorin e ardhshëm dhe palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje për rinovimin e saj.

Kjo ka bërë që disa klube të njohura evropiane, ta ndjekin me interes situatën e kampionit të botës me Francën në vitin 2018. Në një intervistë me kanalin “Telefoot”, drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini e pranoi interesimin e skuadrës së tij për Thauvin.

“Ai është një lojtar i cili ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, kështu që është një lojtar interesant sidomos nga pikëpamja ekonomike.

Ai është një lojtar i nivelit të lart. Nuk është saktësisht prototip i lojtarëve që ne kemi blerë në këto dy vite, marrë parasysh moshën.

Por ne e dimë që formula e duhur për ekipin tonë është që të kemi një përzierje të lojtarëve të rinj dhe lojtarëve me përvojë. Është padyshim një profil që ne ndjekim, ” u shpreh Paolo Maldini.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco