Barça: Gerard Pique refuzon operacionin!

Barça: Gerard Pique refuzon operacionin!

16:57, 27/11/2020

Te Barcelona buzëqeshin përsa i përket gjëndjes së Gerard Pique. Mbrojtësi i kombëtares spanjolle do të evitojë operacionin në ligamentin e gjurit dhe me shumë mundësi do të luajë sërish në këtë sezon. Lajmin e ka konfirmuar “Catalunya Radio” dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, spanjollin do ta shikojmë sërish në fushë në muajin prill.

Sipas asaj që raporton "AS" , kirurgu Ramon Cugat, i kishte rekomanduar 33-vjeçarit të futej në sallën e operacionit për të stabilizuar veten dhe të mos rikthehej në fushat e lojës për disa kohë. Një operacion që mbrojtësi i Barcelonës e refuzoi në mënyrë që të mos qëndronte larg fushave të lojës për gjashtë deri në tetë muaj

Në kampin katalanas nuk janë të panjohur me këtë situatë, pasi edhe në vitin 2018 u mor po ky vendim me dëmtimin që pësoi Samuel Umtiti. Francezi shmangu ndërhyrjen kirurgjikale, por rikuperimi i tij zgjati më shumë se sa ishte parashikuar. Barcelona shpreson që mos të ndodhë e njëjta gjë dhe me Pique, edhe pse kushtet e operacionit ndryshojnë në dy rastet. Sipas planeve prilli, është muaji ideal për të parë sërish Pique në fushë, me mbrojtësin që mund të ndihmojë Barcelonën me praninë e tij në fushë në ndeshjet e fundit të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco