Kombëtarja fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngel në vendnumëro

Kombëtarja fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova ngel në vendnumëro

15:23, 27/11/2020

Shqipëria ka fituar 3 pozicione në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja pozicionohen në vendin e 66-të në përditësimin e përfaqësueseve në të gjithë botën.

Kosova nuk ka lëvizur nga vendi i 117-të në renditjen e FIFA-s.

Për sa i përket 10 vendeve të para, Belgjika, Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja nuk kanë ndryshuar pozicion duke zënë 6 vendet e para. Argjentina zbret në vendin e tetë Uruguajin, ndërsa dy vendet e fundit plotësohen me Meksikën dhe Italinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco