Rivaldo paralajmëron Barçën: Mësohu të fitosh pa Messin, ai mund të largohet

Rivaldo paralajmëron Barçën: Mësohu të fitosh pa Messin, ai mund të largohet

15:10, 27/11/2020

Rivaldo ishte i kënaqur, kur pa Barcelonën të fitonte lehtësisht 4-1 ndaj Dinamo Kiev, pa Lionel Messin në fushë. Legjenda Blaugrana paralajmëroi se ikona argjentinase, së shpejti mund “të zhduket” për mirë. Ronald Koeman i dha pushim kapitenit. Kjo qasje ka për qëllim ta mbajë gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë” të freskët dhe të “godasë” në kohën kur është më i nevojshëm.

Mungesa e Messit po i ofron Barçës një pasqyrë se si mund të duket jeta, nëse ai largohet nga “Camp Nou”. Kjo mund të ndodhë në vitin 2021, me superyllin e Amerikës së Jugut të lirë për të diskutuar kushtet para-kontraktuale me palët e interesuara, qysh nga janari. Verën e ardhshme ai mund të merret falas, sepse del jashtë kontratës aktuale.

Rivaldo ka deklaruar në të kaluarën se ai beson se 33-vjeçari mund të bindet të qëndrojë te katalanasit, por braziliani ka ndryshuar mendje. Tani ka frikë se ndarja mund të jetë e paevitueshme. Me këtë në mendje, ai thotë se është e domosdoshme që Barça të fillojë të mësojë si të fitojë pa kapitenin e vet frymëzues:

“Barcelona mori një fitore të mirë jashtë fushe, në Ligën e Kampionëve, në Ukrainë, me një paraqitje solide, pavarësisht mungesës së Lionel Messit. Dhe ky është një lajm i mirë për grupin. Skuadra luajti një ndeshje më të mirë kundër Dinamo Kiev këtë herë sesa kur e priti atë në “Camp Nou”. Kësisoji, ishte një rezultat dhe performancë pozitive për dy arsye: Messi arriti të pushonte, pas angazhimeve ndërkombëtare, ndërsa lojtarët e tjerë si Antoine Griezmann ose Martin Braithwaite kishin mundësi për të rritur hapin.

Në pjesë të tjera të sezonit, ndoshta nga sezoni i ardhshëm, Messi mund të mos jetë aty. Prandaj, lojtarët e tjerë do të duhet të tregojnë veten. Kështu, është mirë që ekipi të fillojë të mësohet pa të dhe në të njëjtën kohë të fitojë besim në vete, se mund t’ia dalë edhe pa yllin kryesor në fushë. Natyrisht, unë jam i sigurt që Ronald Koeman e la Messin jashtë vetëm këtë ndeshje, për të pushuar, sepse nuk ishte një ndeshje vendimtare, pasi Barcelona ishte gati e kualifikuar. Nëse do të isha trajner i Barcelonës, do të doja ta kisha Messin në fushë gjatë gjithë kohës”./telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco